Ndalon të mbushë me karburant Benz-in në Pogradec, 22-vjeçari nga Tirana futet në telashe

Dec 14, 2017 | 20:30
SHPËRNDAJE

Paguan në një pikë karburanti, me një kartëmonedhë 100 Euro të dyshuar si të falsifikuar.

Gjatë kontrollit në mjetin e tij, iu gjetën edhe 500 Euro të tjera të dyshuara si të falsifikuara.

Arrestohet në flagrancë nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes.

9ac82d38-7481-4cb8-9388-439e543add0b

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Xhon Zeqollari, 22 vjeç, banues në Yzberisht-Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ka shkuar pranë një pike karburanti në Pogradec, me mjetin tip “Benz” me targa TR 9831T, për t’u furnizuar me karburant dhe ka kryer pagesën duke përdorur një kartëmonedhë me prerje 100 Euro të dyshuar si të falsifikuar.

a6d83f36-9017-4058-89d0-257b21ce46bf

Gjatë kontrollit të mjetit të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjithashtu kanë gjetur edhe 5 (pesë) kartëmonedha të tjera, të prerjes 100 Euro, të dyshuara si të falsifikuara.

Në cilësinë e provës materiale iu bllokuan kartëmonedhat e gjetura, si edhe mjeti i mësipërm.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura