Ndaloi flamurin e Kosovës, Eurovizion kërkon falje

Apr 29, 2016 | 18:24
SHPËRNDAJE

Pas reagimit të drejtorit të RTK-së dhe reagimeve tjera, zyrtarë të EBU dhe oranizatorët e Eurovizion, kërkuan falje.

Të enjten pasdite, në uebsajtin e Globe Arena dhe në agjencinë e biletave AXS, është bërë publik versioni para-përfundimtar i politikës për përdorimin e flamujve në Eurovision Song Contest 2016. Dokumenti përfshinte edhe një listë jo gjithë-përfshirëse të flamujve, përdorimi i të cilëve në vendngjarje është i ndaluar.

20160429173332104620

Ky dokument nuk ishte paraparë që të publikohet. Organizatorët e kuptojnë dhe janë të vetëdijshëm për ndjeshmërinë që paraqet përzgjedhja për prezantim e flamujve të organizatave e territoreve, duke pasur parasysh natyrën e ndryshme të secilës nga këto”, thuhet në reagimin dhe sqarimin ee kësaj organizate.

Organizatorët  gjithashtu kërkojnë ndjesë të gjithë atyre që janë ndier të ofenduar me listën në fjalë.
`EBU I ka kërkuar Globe Arenas dhe AXS që menjëherë të largojë dokumentin, që paraqet shembuj për përdorim flamujsh dhe që në vend të kësaj të publikojë një dokument zyrtar, pa përmendur shembuj.Dokumenti përfundimtar dhe zyrtar mbi politikat për përdorimin e flamujve do të publikohet në faqen zyrtare Eurovision.tv më vonë gjatë ditës bashkë me sqarimin adekuat”, thuhet në fund të reagimit. /rtk

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura