“Ndalohet rreptësisht dhënia e dorës”- Drejtori i Kadastrës vendim me pesë pika për punonjësit (Dokumenti)

| 22:39
SHPËRNDAJE

Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Tiranë, ka shpërndarë një urdhër për punonjësit në lidhje me masat e marra kundër koronavirusit.

1552201277_hipoteka

Urdhri i lëshuar nga drejtori i Drejtorisë Vendore Tiranë-Veri Elion Semanaj përmban pesë pika, midis të cilave edhe ajo që punonjësit nuk duhet t’i japin dorën askujt.

Vendimi

“Agjencia Shtetërore e Kadastrës

Drejtoria Vendore Tiranë-Veri

Urdhër

Nr. 171, datë 26.02.2020

Për marrjen e masave higjeno-sanitare për parandalimin e përhapjes së infeksioneve respiratore akute përfshirë edhe COVID-19

Në zbatim të ligjit nr. 10138, datë 11.05.2009 ‘Për shëndetin publik’ i ndryhsuar dhe ligjit nr. 14/2016, datë 10.03.2016 ‘Për ndalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive dhe neneni 40 pika 3 ‘Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë:

URDHËROJ

1- Ndalohet rreptësisht hyrja e personave të pa autorizuar në ambientet e Drejtorisë Vendore Tiranë-Veri

2- Të merren masa për garantimin e higjienës personale të subjekteve

3-Shmangien e grumbullimeve masive në ambientet e brendshme të punës

4- Shmangien e kontaktit fizik midis personave të jashtëm dhe punonjësve

5- Ndalohet rreptësisht dhënia e dorës ndërmjet personave të brendshëm dhe të jashtëm

6-Urdhri hyn në fuqi menjëherë për shkak të virozave

Elion Semanaj,”– shkruhet në dokument.

87870794_1510148509163870_6234689902580072448_n

 

 

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.