Ndalohet nga policia gruaja e futbollistit, kishte armë me vete. Nisi të qante kur…(detajet)

May 23, 2020 | 19:04
SHPËRNDAJE

0_Screen-Shot-2020-05-22-at-215622

Bella Kolasinac, bashkëshortja e mbrojtësit të Arsenalit, Sead, raportohet se është ndalur nga policia në aeroportin e Biggin Hill në Londër pasi me vete kishte armë. Ajo nuk e dinte se futja e një pistolete elektrike që e kishte sjellë nga Frankfurti ishte e paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Bashkëshortja e futbollistit Sead Kolasniac u ndalua sot në aeroport pasi u kthye në Britani.

27 vjeçarja tha se e kishte sjellë armën për vetëmbrojtje pas sulmit me thikë që bashkëshorti i saj dhe kolegu i tij futbollist Mesut Ozil pësuan vitin që shkoi. Bella u arratis në Gjermani pas incidentit.

E reja mund të ishte burgosur për gjashtë muaj por u la e lirë me një paralajmërim. 27 vjecarja po kthehej me një avion privat nga Frankfurti.

Sipas mediave britanike, Bella nisi të qante kur iu thoshte oficerëve se armën e kishte për vetëmbrojtje dhe se kishte me vete lejen gjermane.1_Saed-Kolasinac-wife

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura