Ndalimi i gjyqtarit Shkëlqim Miri, ja kërkesa e prokurorisë në gjykatë

Nov 10, 2017 | 16:21
SHPËRNDAJE

Është ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda gjyqtari Shkëlqim Miri, të cilit iu gjetën në banesë gjatë një kontrolli rreth 34 milion lekë të reja.

Pas kontrollit të banesës që ju bë në orët e para të mëngjesit, gjyqtari u ndalua nga policia dhe aktualisht ndodhet në qeli. Me ndryshimet e reja ligjore, ndalimi apo arrestimi i një gjyqtari mund te behet edhe pa autorizimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Më herët ishte KLD që pasi shqyrtonte kërkesën e prokurorisë autorizonte ose jo arrestimin. Tashmë në mbledhjen e radhës KLD-ja mund të vendosë thjeshtë pezullimin e gjyqtarit.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg në për gjykatësin dhe masa ndaj tij pritet që të jepet të dielën.

shkelqim-miri1

Shkëlqim Miri është gjyqtar i Apelit në Tiranë, ish anëtar i KLD-së. Ai është përfshirë në ndryshimin e një akuze nga vrasje në plagosje të rëndë me dashje. Në këtë proces ka qenë i pandehur Gentian Doda, nga Burreli i ekstraduar pak kohë më parë nga Amerika.

Pasuria e deklarimit fillestar në 2004 ishte:

Pasuri të paluajtshme: Bashkëpronar me 50% i një apartamenti banimi me sipërfaqe 49.8 m2 në vlerën 3 milionë lekë, pjesë e regjimit martesor;

Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti):

Kursime në vlerën 400 000 lekë;

Automjete: Nuk zotëron;

Sende me vlerë: Nuk zotëron;

Tituj Financiarë (bono thesari, obligacione, letra me vlerë, fonde sigurie, aksione në bursë, shërbime financiare të parapaguara): Nuk zotëron;

Dhurata: Nuk zotëron.

Kjo është deklarata e fundit që është bërë publike nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura