Parandalohet atentati në ish-Bllok, 25-vjeçari i armatosur arrestohet pranë LSI-së. Familja e tij, në hasmëri (FOTO)

Apr 28, 2015 | 10:30
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një 24-vjeçar është arrestuar në orët e mbrëmjes së të hënës nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ishte përgatitur për të kryer një atentat.

I riu, i identifikuar me emrin Redjon Lala, me origjinë nga Mati, është kapur pasi kishte hedhur në koshin e plehrave përballë një kazinoje, një pistoletë tip “TT”, me fishek në fole. 

Zona e ish-Bllokut ne Tirane

Ai është konstatuar duke hedhur pistoletën në kosh nga një autopatrullë e Njësisë “Shqiponja” dhe menjëherë janë sinjalizuar edhe shërbimet e Komisariatit mr.2. 

Efektivët e Policisë janë futur brenda në kazinonë që ndodhet në rrugën “Sami Frashëri”, pranë godinës së LSI dhe kanë kryer arrestimin e të dyshuarit. 

Burimet thanë se ende nuk dihet se kush ka qenë objektivi i 25-vjeçarit, por dyshimet për një atentat të mudshëm lidhen me faktin që arma është gjetur me fishek në fole. 

Pistoleta e sekuestruar

Burimet thonë se Redjon Lala nuk rezulton i skeduar më parë për ndonjë vepër penale, por ajo që është verifikuar është një hasmëri e vjetër që familja e tij ka në Burrel. 

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale pistoletën që mbante në brez i dyshuari para se të arrestohej, e cila është dërguar për ekzaminim balistik në Laboratorin e Kriminalistikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura