“Banda e Tritolit”, 5 të arrestuar, në kërkim 2 kushërinjtë e Gjutës për bombën në farmacinë e babait të Tahirit dhe në stacionin e autobusit

Feb 26, 2015 | 16:20
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 7 persona, për të cilët Prokuroria për Krime të Rënda thotë se ka krijuar dyshime të arsyeshme për përfshirjen në aktet e shpërthimit me tritol ose të mbetura në tentativë të datës 10 shkurt 2015 në kryeqytet. Këta persona akuzohen për veprat penale “Veprave me qëllime terroriste”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes se veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. 

Shpërthimi tek farmacia e babait të Tahirit

Prokuroria për Krime të Rënda thotë ka evidentuar të paktën 7 shtetas që dyshohet se kanë rol në këto “veprime me qëllime terroriste”. Mes të cilëve 5 janë arrestuar dhe 2 janë shpallur në kërkim.

  1. “Lumjan (Emiljano) Matmuja, dtl. 1988, (ekzekutuar vendimi i gjykatës nga Policia)
  2. Ernest Gjuta, dtl. 1991 (ekzekutuar vendimi i gjykatës nga Policia)
  3. Kamber Bruka, dtl.1984, (ekzekutuar vendimi i gjykatës nga Policia)
  4. Erjon Dule, dtl.1982, (ekzekutuar vendimi i gjykatës nga Policia)
  5. Emirjon Gjuta, dtl.1991 (ky shtetas gjendej deri ditën e djeshme nën masën e sigurisë “arrest me burg” me afat, i dyshuar fillimisht për veprën penale të “veprimeve që pengojnë hetimin”)
  6. V. Gj.  Shpallur në kërkim
  7. B. B. Shpallur në kërkim”, thotë prokuroria në një njoftim për shtyp.

Organi i akuzës thotë se nga “hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim midis tyre në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, dyshohet se kanë kryer përgatitjen, vendosjen dhe shpërthimin e pajisjeve bombë të  telekomanduara me celular në farmacinë e shtetasit B.T, si dhe vendosjen e lëndës shpërthyese në stacionin e autobuzëve në Rrugën “Muhamet Gjollesha”.    

Prokuroria për Krime të Rënda po vijon hetimet për dokumentuar plotësisht dyshimet mbi veprimtarinë kriminale të këtyre personave. Prokuroria Shqiptare, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë kryer veprime intensive që në momentin e ndodhjes së ngjarjeve për të zbuluar autorët”. 

Sipas te dhenave te fundit mesohet se te kerkuarit e policise jane shtetasit Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka, kushërinjt të Emirjon Gjutës, i arrestuari qe shiti karten e telefonit qe do perdorej per shperthimin me tritol te “Vasil Shanto”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura