“Ndalohen analizat shëndetësore në shtet”/ Deputeti Shehu ngre shqetësimin: Qytetarët të detyruar të shkojnë në privat! Politikë korruptive e sistemit tonë

Mar 19, 2022 | 16:25
SHPËRNDAJE

Deputeti Tritan Shehu ka ngritur shqetësimin e kryerjes së analizave shëndetësore në laboratorët publike. Me anë të një postimi në Facebook, Shehu shkruan se qeveria ka ndaluar me urdhër ministerial analizat në laboratorët publik, duke përfshirë edhe ato të kërkuara nga mjeku i familjes, me pretendimin se kanë mbaruar fondet.

Tritan-Shehu-1

Sipas deputetit, gjatë muajit të kaluar u ndaluan për rreth 10 ditë analizat laboratorike të pacientëve të shtruar në spitale sepse kishin mbaruar fondet. Më tej, Tritan Shehu shkruan se kjo qeveri u ka dhënë qytetarëve vetëm dy mundësi, ose të paguajnë analizat në privat, ose të vdesin.

Postimi i Tritan Shehut:

Shëndetësia e Rilindjes: ose paguaj ose vdis! Sot një urdhër ministerial ndalon për qytetarët analizat në laboratorët publikë, edhe ato të kërkuara nga mjeku i familjes se… kanë mbaruar fondet. Muajin e kaluar me një urdhër të tillë u ndaluan për rreth 10 ditë analizat laboratorike të pacientëve të shtruar në spitale, se….kishin mbaruar fondet.

Kur për PPP e laboratorëve harxhohen me dhjetra miliona E në vit, shumë më shumë se sa do të duheshin per zhvillimin normal te sistemit tone te laboratorik publik. Siç e kemi paralajmeruar, PPP-të e laboratorëve kanë dështuar, me pasojë dëmtimin e shëndetit, rrezikimin e jetës dhe zbrazjen xhepave të qytetarëve.

I kam theksuar që në zanafillë pasojat e rënda mbi qytetarët:

–Të këtyre PPP-ve, që krijojnë monopol kombëtar privat të paguar nga shteti, me largim të shërbimit nga qytetarët, kosto financiare, korrupsion, bllokim të politikave shëndetësore.

— Të kësaj PPP-je të laboratorëve edhe për thërmimin e unitetit të spitalit, deri me humbjen e rolit didaktik, shkencor e rrezatues dhe për Qendrat universitare.

Kështu aktualisht për pacientët ngelin dy alternativa:

1-Të mos bëjnë analizat e kërkuara në spital, apo nga mjeku i familjes, pra të paguajnë me shëndet e pse jo edhe me jetë këtë.

2-Ose të paguajnë nga xhepi për të realizuar analizat te privati.

Nje politike korruptive e cinike kjo ndaj sistemit tone shendetesor, pacienteve e qytetareve, qe synon te shkaterroje sistemin publik, duke i drejtuar pacientet tek privati…por me shpenzimet e tyre. Pra po aplikohet parimi tragjik: ose paguaj ose vdis!

Parim kriminal ky i aplikuar tek ne, edhe per paciente me patologji te urgjences, pra per jete a vdekje, si aksidentet vaskulare cerebrale, te cilet jane te detyruar ose te shkoje te privati duke paguar dhjetra mijra E, ose kjo Qeveri u thote: Vdis!

Nderkaq per kujtese- dhjetra miliona E te tjera vazhdojne te paguhen per ate tjeter PPP, te atij Check up-i abuziv, me shpenzimet e te cilit do te kishim rinovuar te gjithe sistemin paresor.

Keshtu qytetareve, qe kane paguar taksat e kontributet shendetesore, u duhet perseri te paguajne per shendetin e tyre tek privati, ndryshe kjo Qeveri mund t’i dergoje ne: Varr!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura