Ndalohen 16 refugjatë sirianë në Kapshticë, mes tyre 9 fëmijë

May 4, 2016 | 16:12
SHPËRNDAJE

16 refugjatë sirianë janë ndaluar këtë të mërkurë nga Policia Kufitare në pikën e kalimit të Kapshticës. Mes tyre ishin edhe 9 fëmijë dhe njëri prej tyre vetem dy muajsh.

refugjatetAta u ndaluan sot rreth orës 1 te drekes pranë fshatit Vërnik të Rrethit të Devollit, në zonën e quajtur në drejtim të piramidave. Mes të ndaluarve mësohet të jenë 4 meshkuj dhe 3 femra.

Pas marrjes në pyetje nga forcat e Policisë Kufitare shtetasit sirianë mësohet se kanë dashur të kalojnë tranzit në Shqipëri, me synimin për të vijuar udhëtimin drejt Serbisë e me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

Për veprime të mëtejshme me këta refugjatë të paligjshëm është njoftuar sektori i emigracionit dhe pritet kthimi mbrapsht i tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura