“Ndalo trysninë”, SHBA-ja me kërkesë të prerë ndaj Rusisë

Aug 31, 2018 | 8:07
SHPËRNDAJE

Departamenti amerikan i Shtetit, i ka bërë thirrje Rusisë të ndalojë atë që e ka cilësuar “trysni ndaj transportit ndërkombëtar” në Detin Azov dhe Ngushticën Kerç, duke akuzuar Moskën për tentim të destabilizimit të Ukrainës.

ura

“Masat e Rusisë për të penguar transportet detare janë shembuj tjerë të fushatës së vazhdueshme për të destabilizuar Ukrainën, si dhe mosrespektim i normave ndërkombëtare”, ka thënë zëdhënësja e këtij Departamenti, Heather Nauert përmes një deklarate.

Në deklaratë është thënë se SHBA-ja vazhdon të mbështesë sovanitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke përfshirë edhe territorin ujor.

Rusia u ka ndaluar të paktën 16 anijeve komerciale që të arrijnë në portet ukrainase në javët e fundit, ka thënë ajo.

Më 2016, Rusia ka prezantuar projektin 3.7 miliardë dollarësh për Urën në Krime, që lidh rajonin e pushtuar nga Ukraina me pjesën jugore të Rusisë.

Ky hap pati rezultuar me dënim dhe sanksione nga Kievi dhe Qeveritë Perëndimore kundër Rusisë. REl

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura