“Ndalo së foluri për mua në…”- Ish i fejuari nuk e lë të qetë Demi Lovato-n, e kritikon ashpër nëpërmjet komenteve në rrjete sociale

Nov 24, 2020 | 11:14
SHPËRNDAJE

Demi Lovato dhe Max Erich i dhanë fund marrëdhënies së tyre vetëm pesë muaj pas fejesës, por çifti vazhdon ende të jetë në qendër të vëmendjes.

demi lovato (2)

Edhe pse gjithmonë ka qenë e rezervuar për jetën private, Demi zgjodhi që gjatë “People’s Choice Award” të listonte ngjarjet që i ndodhën në vitin 2020, përfshirë edhe atë me ish-partnerin e saj, raporton “Elle”.

demi lovato (1)

Sinqerisht, ky vit ka qenë si tre vite të jetës time. Në fakt, fillimi ka qenë fantastik. Unë interpretova në ‘Grammy’ dhe këndova himnin kombëtar në ‘Super Bowl’, por më pas ndodhi pandemia: Gjithçka u mbyll.

demi lovato (5)

Unë u fejova, fillova të pikturoj, të merrem me fotografi dhe të meditoj. Pashë shtatë sezonet e ‘Pretty Little Liars’ pa ndërprerje, u ndava dhe më pas, fillova të kërkoj për alienë në shkretëtirë. Pra, gjëra që i bëjmë të gjithë”,- ishin fjalët që këngëtarja tha.

demi lovato (4)

Duket se ky fjalim nuk i ka pëlqyer aspak ish të fejuarit të saj, i cili ka zgjedhur të reagojë duke komentuar në një nga fotot e Demi-t në Instagram, në të cilën këngëtarja shfaqte look-un e ri me flokë të prera shkurt.

demi lovato (3)

Ndalo së foluri për mua në shfaqje çmimesh. Faleminderit. Shfrytëzimi i ndarjes sonë për vëmendje nuk është diçka e mirë”- shkroi aktori.

demi lovato (4)

demi lovato (5)

demi lovato (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura