Ndalimi i deputetit të PS, akuzat: Plagosje me dashje e armë pa leje

Sep 5, 2015 | 12:53
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Tre janë akuzat që pritet t’i komunikohen deputetit të Partisë Socialiste, Armando Prenga.

Policia e Shtetit bën me dije se akuzat që rëndojnë mbi deputetin socialist janë ‘Plagosje me dashje, armëmbajtje pa leje dhe kanosje serioze për jeten’.

“Në lidhje me këtë ngjarje është vendosur masa e arrestit në flagrancë për gjashtë shtetas të përfshirë në konflikt, midis tyre edhe deputeti Armando Prenga, i cili nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar i përfshirë në këtë ngjarje dhe u arrestua në flagrancë me akuzat “Plagosje e rëndë, me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosje serioze për vrasje”.- njofton policia,

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Përgjithshme për veprime të mëtejshme dhe hetimin e plotë të ngjarjes dhe gjithë personave të përfshirë në të.

Shkak për ndalimin e tij është akuza për përfshirjen e deputetit në konfliktin e mbrëmshëm për motive pronësie mes familjeve Prenga e Cali. 

prenga1

Konflikti
Gjithçka dyshohet se nisi për shkak të një konflikti prone mes familjes Prenga dhe familjes Çali.

Rrethimi i spitalit te Traumes me police
Rrethimi i spitalit te Traumes me police

Pas një konflikti ne lokalin prone e familjes Cali, kryefamiljari ka shkuar në komisariatin e Laçit për të bërë kallëzim për deputetin dhe para komisariatit janë mbledhur pjesëtarë të dy familjeve. Aty ka nisur nje sherr sherr masiv mes palëve, pistoleta, shkopa bejsbolli dhe thika. 

Personat e plagosur u përleshën para komisariatit të Lacit, e me pas u dërguan në Qendrën Spitalore të Traumës në Tiranë, për shkak të plageve. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura