Ndalet entuziazmi në Itali, nis sërish rritja e numrit të të infektuarve, ja të dhënat e fundit 

Mar 26, 2020 | 18:23
SHPËRNDAJE

Tendenca në rënie e përhapjes së koronavirusit në Itali ndaloi ditën e  pestë. Sot është shënuar një tjetër rritje rastesh të reja të infektuarish me koronavirus. Janë 4492 persona aktualisht pozitivë në 24 orët e fundit( nga 3,492 dje), për një total prej 62,013 të infektuar.

Në 24 orët e fundit vdiqën 662 njerëz (të mërkurën ishin 683 të vdekur), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve me koronavirus në 8,165 vetë.

180105745-946e83d5-7638-4a72-9c4b-df066057c0f0

Personat e rikuperuar tejkaluan dhjetë mijë (10,361 persona) për herë të parë, me 999 më shumë në ditë.

Numri i përgjithshëm i personave që u prekën nga virusin në Itali arrin në 80,539 vetë.

Situata shqetësuese në Lombardi

Ndërkohë në Lombardi shqetësimet janë të larta. Kjo është pjesa më e dërrmuar e Italisë nga koronavirusi dhe sot janë shënuar 2,500 raste të reja me njerëz që janë testuar pozitivë në 24 orët e fundit.

“Për fat të keq, numrat nuk janë shumë të bukur, numri i të infektuarve është rritur pak a shumë në krahasim me linjën e ditëve të kaluara”, tha presidenti i rajonit, Attilio Fontana, në komunikimin e përditshëm mbi përhapjen e Covid-19.

“Ne do të duhet të vlerësojmë nëse është një fakt i jashtëzakonshëm i përcaktuar nga ndonjë episod i veçantë ose nëse është një trend në rritje, i cili do të ishte pak i sikletshëm. Unë nuk e di nëse ka arritur kulmin, këto vlerësime varen nga teknikët, unë vetëm mund të të them që jam i shqetësuar personalisht”.

Sipas të dhënave të fundit, vetëm në Lombardi janë tashmë 34,889 njerëz të prekur nga Covid-19, me 2,500 rastet e 24 orëshit të fundit, krahasuar me 1,683 raste të reja të infektuarish që ishin regjistruar një ditë më parë. Edhe numri i të vdekurve ka pasur rritje nga një ditë më parë, me 4,861 viktima gjithsej, përfshirë 387 viktimat vetëm në 24 orët e fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura