Dhuna dhe incidentet në derbi, Prokuroria merr vendimin për drejtorin e stadiumit

Oct 14, 2019 | 10:00
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Tiranës po heton çështjen e derbit mes Tiranës dhe Partizanit. Është mësuar se për këtë qëllim po ndiqen penalisht disa persona nga klubet, tifozët dhe ata që kishin si detyrë organizimin e takimit.

Dhuna

Mes emrave që janë proceduar penalisht mungon ai i drejtorit të stadiumit, Ksenofon Haskoçela. Ky i fundit u shoqërua dhe dha shpjegime për atë që ndodhi në derbi. Pas përplasjeve të dhunshme në derbin Tirana-Partizani, klubi i Tiranës pezulloi drejtorin e stadiumit “Selman Stërmasi”, Ksenofon Haskoçela.

Gjithsesi, ai është rikthyer në punë. Me drejtësinë penale do të kenë të bëjnë gjithë ata që ngritën zullumin ditën e derbit, ku dy tifozëritë, madje u përplasën keq mes tyre, sa pati të plagosur dhe më pas arrestime të shumta nga policia e kryeqytetit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura