“Ndaj Flamurtarit vetëm për fitore”, Shkëmbi: Nuk ka shumë diferenca midis ekipeve, duam titullin

Oct 17, 2019 | 16:34
SHPËRNDAJE

Ditën e nesërme Teuta do të përballet me Luftëtarin, në një ndeshje ku ekipi durrsak do të kërkojë të marrë vetëm tre pikët. Në prag të kësaj sfide në konferencë për shtyp ka dalë tekniku Bledi Shkëmbi, i cili shprehet se ky pushim i bëri mirë skuadrës.bledi shkembi

“Lojtarët e grumbulluar nga kombëtaret? Normalisht më e mira do të ishte t’i kishim në ekip gjatë këtyre 10 ditëve, por është kënaqësi kur ata grumbullohen nga Kosova dhe Shqipëria. Mendoj që ky pushim na ndihmoi për disa lojtarë që nuk ishin në gjendjen më të mirë fizike. Kishim edhe disa dëmtime. Shpresoj të kemi bërë një punë të mirë dhe mendoj se na bëri shumë mirë për 2-3 lojtarë.”

Shkëmbi flet edhe për objektivat e skuadrës, ku thotë se synimi i skuadrës është të jetë në 3 vendet e para.

“Objektivat nuk ndryshojnë nga klasifikimi. Kemi një objektiv të qartë, pra të jemi në tre vendet e para. Kemi dëshirë akoma më shumë për të luftuar deri në fund për titullin. Ka shumë ekipe të mira, që kanë investuar. Është e vështirë, pasi kanë bërë ekipe të mira. Kemi dëshirë për më shumë, nuk fshihemi. Po punojmë psikologjikisht dhe në fushë për këtë.”

“Përballja me ekipet e vogla? Me sinqeritet i trembem kësaj, pasi ekipi i Teutës ndër vite gjithmonë problemin më të madh e ka pasur me ekipet e ashtuquajtura të dobëta. Kujtojmë ndeshjen kundër Kamzës, që nëse Teuta fitonte, atëherë merrte titullin kampion. Edhe vjet patëm momente të vështira me këto ekipe. Na dhanë një goditje psikologjike, siç e mbani mend patëm një periudhë me rezultate të dobëta.”

Ndonëse Teuta luan si vendase, ndeshja nuk do të zhvillohet në “Niko Dovana”, për shkak të gjendjes jo të mirë të stadiumit.

“Dëshira jonë është të luajmë në fushën tonë. Duke parë mundësitë dhe fushën jo të mirë, mendoj se është gjë e mirë që luajmë në Elbasan. Fusha atje është e mirë dhe kjo na ndihmon. Duket si një ndeshje në fushë asnjanëse, por kjo nuk është justifikim. Duhet të shkojmë dhe ta fitojmë këtë ndeshje.”Shkembi

Shkëmbi shprehet se nuk ka shumë diferenca midis ekipeve, por çdo skuadër do të shikojë objektivat që ka, në fazën e dytë.

“Nuk ka shumë diferenca mes ekipeve, kjo është kryesorja. Fazën e dytë çdo ekip do të shikojë objektivat që ka. E vështirë të jap një mendim të saktë se kush është më i fortë. Shohim ekipin tonë dhe duhet të vazhdojmë të punojmë, të përmirësohemi, të bëjmë një futboll të mirë dhe në fund të shohim ku mund të arrijmë. Jemi në një moment të mirë, kemi vazhdimësi. Çelësi i suksesit është i njëjti: puna, serioziteti dhe dëshira që kemi për të marrë rezultate. Për fat të mirë veç Vecajt, të gjithë janë në gjendje të mirë. Vila është rikuperuar gjatë kësaj jave. Të tjerët janë në gjendje të mirë. Shpresoj të jemi në një ditë të mirë nesër dhe të na ndihmojë edhe fati.”, u shpreh Bledi Shkëmbi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura