Ndahet nga jeta Vitore Sallaku, një nga themelueset e Cirkut shqiptar

Jun 9, 2022 | 13:04
SHPËRNDAJE

Është ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare artistja Vitore Sallaku, një nga themelueset e Cirkut shqiptar. Lajmin e kanë konfirmuar edhe miq e kolegë të saj në rrjetet sociale.

vitore sallaku

“Një grua e rrallë, energjike, një artiste e talentuar, një nga themelueset e Cirkut shqiptar, u nda nga ne. Akrobatja Vitore Sallaku ka lënë pas kaq shumë kujtime të bukura dhe u ka falur kaq shumë gëzim njerëzve, saqë largimi do të jetë vetëm fizik!
Ajo ishte dhe do të mbetet një shkollë për brezat e rinj!”, shkruan ministrja e Kulturës Elva Margariti në një postim në rrjetet sociale.

Kryetari i Sindikatës së Artistëve, Julian Kazazi, shkruan se Sallaku ishte një emër i spikatur në artin e bukur të Cirkut.

“Cirkut Kombëtar ju shua dhe një tjetër yll, një Artiste me vlera të larta artistike dhe kulturore. Vitore Sallaku, Mjeshtre e Madhe e Cirkut Kombëtar, një prej themeluesve të këtij arti kaq të bukur e të dashur nga të gjithë, u larguar sot nga kjo jetë për tu bashkuar me Skënderin që e donte jashtë mase. I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjarëve për këtë humbje kaq të madhe”, shprehet Kazazi.

Ish-akrobatja shumë e njohur ishte edhe bashkëshortja e një prej aktorëve të dashur të humorit, Skënder Sallakut.

Vitore Sallaku që në moshën 11-vjeçare ka qenë pjesëtare e trupës së cirkut duke dhënë një kontribut maksimal, si brenda edhe jashtë vendit. Pas shkëputjes nga skena, ajo u bë ndër pedagoget e para të studios së Cirkut. Në shenjë mirënjohje të aktivitetit të saj artistik në shërbim të artit, i janë akorduar Medalje dhe Urdhëra Pune, gjithashtu edhe titujt “Artiste e Merituar” dhe “Mjeshtre e Madhe e Punës”.

Vitorja botoi një numër librash, poezi, monografi, pas ndarjes nga jeta të Skenderit, si edhe historinë e Cirkut Shqiptar.

Në vitin 1962, çifti Vitore e Skënder Sallaku u martuan dhe sollën në jetë dy fëmijë.

287254369_10160053060167463_4816754494624642957_n 286692523_10160053060177463_3071115263078126479_n 286806271_10160053060132463_654091789691997776_n 286891814_10160053060192463_1337552881203579770_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura