Ndahet nga jeta veprimtari i shquar shqiptar, i njohur si “Mandela i Ballkanit”

Jul 26, 2018 | 18:33
SHPËRNDAJE

Veprimtari i shquar shqiptar Adem Demaçi, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur nënkryetari i kuvendit të Kosovë Xhavit Haliti, gjatë seancës ku ishte duke u diskutuar për dialogun me Serbinë.

Adem Demaçi

“Ka ndërruar jetë mësuesi jonë, njeriu që i dha 28 vjet të jetës së tij nëpër kazamatet serbe. Ai ka ndërruar jetë por vepra e tij do të lartësohet e të kujtohet për sa të ketë jetë”, ka thënë Haliti.

Ndërkaq, është mbajtur një minutë heshtje.

Seanca është ndërprerë për të vazhduar nesër.

Demaçi ka ndërruar jetë pas një sëmundjeve të rëndë nga e cila po vuante.

Ai ka qenë i burgosur politik për 28 vje tnëpër kazamatet e Serbisë për çështjen e Kosovës dhe më pas ka qenë i njohur si “Mandela i Ballkanit”.

Ai ishte laureat i çmimit “Saharov”. Demaçi ishte gazetar e shkrimtar, politikan e aktivist për të drejtat e njeriut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura