Ndahet nga jeta Umberto Eco

Feb 20, 2016 | 8:19
SHPËRNDAJE

Shuhet një nga shkrimtarët dhe filozofët më të rëndësishëm bashkëkohorë, Umberto Eco.

eco1I njohur nderkombëtarisht për një sërë botimesh, Eco vdiq në moshën 84-vjeçare. Ka qenë familja e tij që në mbrëmje vonë ka dhënë lajmin gazetën “La Repubblica”, duke njoftuar se ai humbi betejën me sëmundjen.

Mediat italiane janë hapur sot me tituj zie për humbjen e kolosit të kulturës italiane në bote.

Umberto Eco ishte një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare. Librat e tij janë të përkthyer në shumë gjuhë të huaja. 

Eco ishte gjithashtu president i Universitetit të Bolonjës dhe person nderi në Universitetin e Oksfordit.

E përditshmja londineze, The Guardian, ka vlerësuar se Eco ishte “njëri nga emrat më të nderuar të botës letrare”.

“Emri i Trëndafilit”, një mister vrasjeje në shekullin e 14, ishte botuar në vitin 1980 dhe autorin Eco, e ka transformuar nga një akademik, në një personalitet tejet të njohur ndërkombëtar.

Ky roman është përkthyser në 43 gjuhë dhe janë shitur miliona kopje në gjithë botën.

I ndjeri Umberto Eco, karrierën e tij e ka filluar si gazetar në vitet 50-te, duke punuar për rrjetin shtetëror televiziv italian, RAI.

Ai ka vazhduar të botoje libra gjatë gjithë jetës së tij, ndërsa i fundit, “Numri Zero”, është publikuar vitin e kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura