Ndahet nga jeta Shpresa Bërdëllima, e bukura e filmave shqiptarë. Prej vitesh luftoi me sëmundjen e rëndë

SHPËRNDAJE

Ajo nuk u kthye më në skenë apo ekranin shqiptar që në vitin 1991, kur si shumë të tjerë zgjodhi emigrimin, por në mendjen e shqiptarëve do të mbetet si një nga vajzat më të bukura në filmat shqiptarë.

Shpresa-Berdellima2-601x450

Me një portret që do t’ia kishin zili koleget e kinemasë botërore, delikate e plot finesë, Shpresa Bërdëllima do të mbetet “koketa” e përjetshme e ekranit shqiptar. Ashtu si largimi 30 vjet të shkuara, erdhi edhe largimi i saj nga kjo jetë.

Aktorja Shpresa Bërdëllima u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare, larg vendit të saj, në Belgjikë, vendin që e mirëpriti për vite me radhë.

Prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila e rrëmbeu para kohe.

36751509_1785431871573026_4129315600008740864_n

Shpresa Bërdëllima do të kujtohet për rolet e saj në filmat “Vajzat me kordele të kuqe”, “Përtej mureve të gurta”, “Era e ngrohtë e thellësive”, “Kur hapen dyert e jetës”, “Kur ndahesh nga shokët”, “Të shoh në sy”, “Mirela”, “Flutura në kabinën time” etj. Shpresa Bërdëllima ishte padyshim një nga vajzat më të bukura të Tiranës dhe ishte e pamundur që të mos binte në sy të regjisorëve, që ishin në kërkim të portreteve të spikatura.

“Kam qenë gjimnaziste te ‘Petro Nini’, kur erdhi Ilia Terpini për të kërkuar personazhe për filmin ‘Guna përmbi tela’. Isha vetëm 16 vjeçe, kur u përzgjodha për këtë rol, megjithëse edhe më parë, qysh fëmijë, recitimi kishte qenë një nga gjërat e mia më të pëlqyera. Isha marrë vazhdimisht me aktivitete artistike në shkollë edhe për shkak të zërit, që siç më thoshin e kisha shumë të mirë.

Pas filmit të parë, Gëzim Erebara më propozoi të bëja rolin e spiunes te filmi ‘Vajza me kordele të kuqe’. Ka qenë aq mirë i realizuar ky rol, sa edhe në rrugë, pas transmetimit të filmit, fëmijët më qëllonin me gurë, sepse kujtonin se isha vërtet spiune”, kështu do të kujtonte aktorja vite më parë, në një intervistë për gazetën “Panorama”.

Roli i saj i fundit ka qenë në teatër: “Kush e vrau Kastijin”, me regji të Gëzim Kames. Edhe pse një aktore me të dhëna dhe e preferuar nga regjisorët, këta të fundit druheshin për t’i dhënë role të mëdha, sidomos pas martesës me artistin e cirkut, Arian Miluka, të cilin regjimi nuk e kishte pasur me “sy të mirë”.

Që në atë kohë nisi edhe distancimi dhe vajzës së bukur të ekranit do t’i besohej tek-tuk ndonjë rol episodik. Ndërrimi i sistemeve e gjeti 30 vjeç dhe ishte pikërisht atëherë, kur karriera e saj mund të shpërthente, ku bashkë me të shoqin vendosën të largohen nga Shqipëria.

Pas vitesh të vështira në emigracion, u vendosën në Belgjikë. Herë pas here ajo kthehej në Tiranë, me mallin për shtëpinë dhe vendin e saj, por nuk iu kthye më kurrë skenës dhe ekranit. Rolet e saj ndoshta nuk numërohen me dhjetëra, por ajo, për aq sa u aktivizua, mundi të lërë gjurmë në kinematografi.

Filmi shqiptar nuk do të ishte i njëjti pa imazhin e zonjushës Gajtani te “Vajzat me kordele të kuqe”, të Ketit te “Flutura në kabinën time” apo Asimeja e bukur te “Përtej mureve të gurta”.

SHPRESA-BERDELLIMA-7-700x394 MV5BZTUwODNjYTMtNTBhMi00NGYxLTllZmYtMmNkM2VjYTc1YWZhXkEyXkFqcGdeQXVyNjU3OTE5MDM@._V1_SY1000_CR007971000_AL_-640x803 SHPRESA-BERDELLIMA-8-700x394 images

1572204946_shpresa

93defc4bd7521c2adf8c0ff1fd047ae0 SHPRESA-BERDELLIMA-3

PANORAMA

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.