Ndahet nga jeta shkrimtari dhe dramatrugu i njohur Loni Papa, autori i veprës “Cuca e Maleve”,

Jun 23, 2018 | 11:33
SHPËRNDAJE

Është ndarë nga jeta shkrimtari dhe dramaturgu i mirënjohur shqiptar Loni Papa.

Ai njihej si autor i shumë veprave të njohura shqiptare dhe sidomos i letërsisë për fëmijë.

Loni Papa është autor i të paktën 35 veprave të ndryshme.

Ai u lind më 28 mars të vitit 1932, është shkrimtar shqiptar.

Loni Papa është dramaturg dhe autor i letërsisë për fëmijë, lëvrues i prozës, poezisë shkrimeve publicistike, rrëfenjës, fabulës etj.

Autor i më shumë se 35 veprave letrare të botuara dhe laureat i Çmimit të Republikës e i disa çmimeve kombëtare. Mban titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të tij të lindjes, Lushnje, për kontributin e përkushtimin e tij në letërsinë shqipe.

Veprimtaria letrare shkrimtarit Loni Papa, është pasqyruar në dramë, romane, novela, rrëfenja, poezi, letërsi për fëmijë dhe është autor i shumë shkrimeve publicistike e letrare.

Gjatë aktivitetiit të tij, ai ka lëvruar kryesisht në dy gjini, dramë dhe letersi për fëmijë. Është autor i 13 dramave. Dramat “Cuca e Maleve” dhe “Marga” janë vlerësuar me çmime kombëtare.

Letërsia për fëmijë zë një vend të veçantë në krijimtarinë e shkrimtarit Loni Papa. Ai ka shkruar drama e komedi për fëmijë, novela, skenarë për filma vizatimorë, radiodramatizime dhe një numër të konsiderueshem rrëfenjash. Ndër veprat e tij më të njohura për fëmijë janë novelat “Gishto trimi”, “Ne gjahtarët e fshatit dhe Lica jonë e dashur” dhe rrëfenjat “Tri motrat” dhe “ Kënga e Mjellmës”.

ImageDrama Cuca e Maleve

Vepra më e njohur e shkrimtarit Loni Papai që i dha emër si dramaturg në letersinë shqiptare, është drama “Cuca e Maleve”.

Tema e kësaj drame, mbështetet në luftën për arsimimin dhe emancipimin e gruas dhe shoqërisë shqiptare në vitet e para pas çlirimit të vendit.

Në vitin 1966, drama “Cuca e Maleve” u vu në skenën e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës nga regjisori Mihal Luarasi dhe pas suksesit që ajo pati, në vitin 1967, u soll në skenën e Tearit Popullor nga regjisori Pirro Mani. Drama “Cuca e Maleve” ka fituar Çmimin e Republikës të Shkallës së Dytë, në vitin 1972.

Bazuar në dramën “Cuca e maleve”, në vitin 1970 u krijua nga bashkëautorët Loni Papa dhe Agron Aliaj libreti i baletit “Cuca e Maleve”. Ky balet me muzikë nga kompozitori Nikolla Zoraqi, u vu në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit Shqiptar nga koreografi Agron Aliaj.

Drama dhe baleti “Cuca e Maleve” janë shfaqur brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Drama

Cuca e maleve (1967) [3]

Kalimi në urë (1969)

Marga (1971)

Një copë rrugë (1976)

Gurët e Kreshanës (1976)

Zbatharakët (1976)

Vëllimi “Gjeniu i marrëzisë” (2003) ku përfshihen pesë drama:

“Çafka e detit” , “Arda”, “Vozabërësi Dako”, “Martesa e Lidrës”, “Gjeniu i marrëzisë”.[3]

Etiketa e shkulur

Baltë dhe bar

Vëllime me poezi

Fillo këngën çifteli (1956)

Puthje djalli (1998) [3]

Romane

Fundi i një vjeshte (1985)

Megi (2000) [3]

Novela

Guri (1958)

Duar dhe baltë (novela, 1969)

Letërsi për fëmijë

Historia e maçokut, (vjersha për fëmijë, 1957)

Ne gjahtarët e fshatit dhe Lica jonë e dashur (novelë, 1964, 1993, 1997)

Miu që hëngri macen (novelë, 1974, 2003) [3]

Gishto Trimi (novelë, 1978, 1999) [3]

Rosat e Eglës (rrëfenja, 1984)

Hundëçipët dhe mbreti Kuku (novelë, 1993, 1997)

Përralla fluturuese (rrëfenja, 1994) [3]

Kënga e mjellmës (rrëfenja, 1995, 1997) [3]

Gomari mendjehollë (1995) [3]

Tri motrat (rrëfenjë, 1996) [3]

Floçka Ardë (rrëfenjë, 1997) [3]

7 drama dhe komedi për fëmijë (2004) ku përmblidhen:

“Laura dhe vëllezërit”,“Motrat”, “Lojë luftash”, “Fyelli magjik”(komedi), “Bariu dhe Dhëmbëhekuri”, “Gëzofi i Erlës”, “Dac Maçi” (komedi).[3]

Shkrime letrare dhe publicistike

Thërrime nga jeta e një poeti (kushtuar Migjenit, Revista nëntori, nr. 8, 1962)

Kujtimi i ditës së parë (Zëri Rinisë, 9 mars 1963)

Legjendë kasollesh (Zëri Rinisë, 14 tetor 1964)

I humburi i maleve (Zëri i Rinisë, 31 tetor 1964)

Bukuri e dhimbëshme (Zëri i Rinisë, 13 maj 1967)

Paradoksi (kushtuar Artistit të Popullit Kadri Roshi, Revista Ylli, 1968)

Druri që këndon (Revista nëntori, nr. 3 1978)

Metafora dhe uni i një poeti (kushtuar Dhimitër Minos, poet dëshmor 22-vjeçar, Revista nëntori nr. 9, 1986)

Këmisha e turpit (Zëri Rinisë, 12 dhjetor 1986)

Mesazhi filozofik (Revista Skena dhe Ekrani, nr. 1, 1987)

Vegim (kushtuar Artistit të Popullit Serafin Fanko, Revista Skena dhe Ekrani, nr. 1, 1988)

Eja, moj, ka ardhë Kola (kushtuar dramaturgut Kolë Jakova, Revista Skena dhe Ekrani, nr.3, 1988)

Në jetën e dytë (kushtuar aktores Marie Logoreci, Revista nëntori, nr. 8, 1988)

Radiodramatizime

Ne gjahtarët e fshatit dhe Lica jonë e dashur, Loni Papa – Radio Tirana

Tri Motrat, Loni Papa – Radio Tirana

Aventurat e Hakelberi Finit – bazuar mbi romanin me të njëjtin titull të autorit Mark Tëain, titulli origjinal (The Adventures of Huckleberry Finn) – Radio Tirana

Pesë fëmijë dhe xhuxhi i rërës- bazuar mbi romanin me të njëjtin titull të autores Edith Nesbit – titulli origjinal (Five Children and It) – Radio Tirana

Dhëmbi i Bardhë – bazuar mbi romanin me të njëjtin titull të autorit Jack London- titulli origjinal (Ëhite Fang) – Radio Tirana

Skenarë filmash vizatimorë

Gishto trimi – Kinostudioja “Shqipëria e Re”, 1979

Iriqi dhe dhelpra – Kinostudioja “Shqipëria e Re”, 1981

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura