Ndahet nga jeta regjizori Artan Minarolli

Dec 31, 2015 | 10:13
SHPËRNDAJE

Regjizori i njohur Artan Minarolli është ndarë nga jeta mbrëmjen e kaluar. Shkak mësohet se ka qenë një atak kardiak, raporton ‘balkanweb’. Minarolli ka qenë drejtor i Qendrës Kombëtare Kinematografike. Ai ishte 57 vjeç, me një karrierë të gjatë në kinematografi. Minarolli studjoi në Akademinë e Arteve, dega dramë në 1982.

minarolli

Në vitin 1986 u emërua as/regjisor në Kinostudio. Në vitin 1993 kreu një specializim për regjisor pranë shkollës Evropiane të Filmit në Danimarkë. Filmin e parë e realizoi në vitin 1991, dokumentari “Për një centimetër” me të cilin fitoi çmimin e parë në Festivalin e Torinos. Filmin i parë artistik vjen në vitin 1994, metrazhi i shkurtër “Qind për qind” në bashkëpunim me Petrit Rukën me të cilin realizoi edhe filmin “Plumbi prej plasteline” në 1996.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura