Ndahet nga jeta “Partizani i vogël Velo”, historia e Konstandin Ropit që doli në mal që 12-vjeç

Aug 4, 2020 | 10:59
SHPËRNDAJE

lule-velo-copy-copy-780x405

Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare Kostandin Ropi, heroi i letrarizuar i subjektit të filmit “Partizani i vogël Velo”.

Konstandin Ropi lindi në Leshnicë, Vithkuq në vitin 1930 dhe mbeti jetim që në moshë të vogël, pasi prindërit iu vranë. Kjo e detyroi të dilte në mal partizan në moshën 12-vjeçare.

Ai është personazhi real i filmit të Kinostudios “Shqipëria e Re” që u kthye në heroin e filmit “Partizani i vogël Velo”.

Pas Çlirimit ka mësuar në një shkollë ekonomike për kontabilitet në vitet 1947 – 1948. Më pas ka studiuar në shkollat ushtarake në BS.

Në Tiranë përfundoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe Akademinë Ushtarake. Më pas, kur mbaroi Akademinë Ushtarake shkoi me shërbim në Durrës ku shërbeu për shumë vite.

Pas daljes në pension u rikthye në vendlindje në Korçë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura