Ndahet nga jeta para kohe ish-basketbollistja dhe mësuesja Vilma Çobani, bashkia jep lajmin e hidhur

Aug 14, 2021 | 14:59
SHPËRNDAJE

Ndahet nga jeta para kohe, ish-basketbollistja nga Pogradeci, Vilma Çobani (Jaiçari).

Lajmin e ka bere me dije Bashkia e qytetit teksa ka postuar nje dedikim ne rrjetin social Facebook.

“I trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të mësueses Vilma Çobani(Jaiçari). Ish basketbolliste me ekipin e vajzave me trajner Tasi Vako. Mësuese shumë e përkushtuar dhe e dashur me nxënësit, një pogradecare dhe nënë model”, thuhet në reeagim.

Njoftimi i Bashkia Pogradec në rrjetet sociale:

mesuesja ish basketbolliste

I trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të mësueses Vilma Çobani(Jaiçari)

Ish basketbolliste me ekipin e vajzave me trajner Tasi Vako. Mësuese shumë e përkushtuar dhe e dashur me nxënësit, një pogradecare dhe nënë model.

Do t’i mungojë familjarëve, të afërmve dhe mbi të gjitha kolegëve e nxënësve.

Ngushëllime të sinqerta, i paharruar puna dhe kujtimi i saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura