Ndahet nga jeta në moshën 94-vjeçare ish-kryeministri i Italisë

May 26, 2022 | 10:04
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri italian Luigi Ciriaco de Mita, lideri historik i partisë Demokracia Kristiane Italiane (DC), u shua sot në moshën 94-vjeçare.

Former-Prime-Minister-Ciriaco-De-Mita-has-died-He-was

Sipas mediave italiane, de Mita jetonte në një azile, ku ishte në rikuperim e sipër pas një frakture të femurit që pësoi pasi u rrëzua në shtëpinë e tij shkurtin e vitit të kaluar.

De Mita, i cili ishte në krye të DC-së së fuqizuar gjatë viteve 1980, kur u zgjodh edhe kryeministër, aktualisht ishte kryebashkiak i qytetit të tij të lindjes, Nusco, në rajonin jugor të Campania-s.

Vdekja u konfirmua nga nënkryetari i bashkisë, Walter Vigilante. Sipas tij, de Mita ishte përkeqësua ditët e fundit, pasi prillin e kaluar kishte pësuar dhe ishemi.

De Mita (1928-2022) ishte “protagonist i jetës parlamentare dhe politike italiane të së majtës demokristiane, ai u përfshi deri në fund në institucionet vendase”, shkruajti sot kryeministri Mario Draghi, duke i dërguar familjes së tij ngushëllimet e Qeverisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura