Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare, shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku

Jul 22, 2021 | 20:42
SHPËRNDAJE

veraisaku

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku. Prej kohësh ajo ishte në betejë me një sëmundje të pashërueshme të cilën nuk arriti ta mposhte.

E lindur ne Bilisht, shkrimtarja kaloi vitet e saj të fëmijërisë dhe të rinisë. Vera Isaku kreu më pas studimet universitare për letërsi në Universitetin e Tiranës.

Pas përfundimit të universitetit, së bashku me bashkëshortin, poetin Agim Isaku,​ ajo jetoi dhe punoi për një kohë të gjatë në Lezhë. Me nisjen e proceseve demokratike, ajo iu bashkua shtypit opozitar, duke qenë gazetarja e parë femër e gazetës Rilindja Demokratike.​ Isaku ka qenë gjithashtu drejtuese në Radio-Televizionin Shqiptar dhe drejtore e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.

Kontributet intelektuale të Vera Isakut perfshijnë një numër të madh shkrimesh publicistike në shtypin vendas dhe të huaj. Ajo është autore e një serie librash në zhanre te ndryshme si romani, tregimi, poezia dhe eseistika.

Në vitet e fundit ajo iu kushtua edhe pikturës duke hapur një ekspozitë te suksesshme me 30 punime në 2015. Në përmbushje të deshirës së saj ceremonia e percjelljes do të jetë private me pjesëmarrjen e rrethit të ngushtë familjar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura