Ndahet nga jeta kantautori i njohur për shkak të problemeve me zemrën

Apr 3, 2020 | 16:50
SHPËRNDAJE

Kantautori amerikan Bill Withers ka vdekur në moshën 81 vjeçare. Këngëtari i famshëm, fitues i Grammy Awards ka sjellë hite si “Lean On Me”, “Lovely Day’ dhe “Ain’t No Sunshine”.

qiri vdekje

Raportohet se ai u nda nga jeta për shkak të problemeve në zemër.

“Jemi të shkatërruar nga humbja e bashkëshortit dhe babait tonë të dashur,”- tha familja e Withers në një deklaratë. “Muzika e tij i përket botës. Në këto kohë të vështira lutemi që muzika e tij të ofrojë argëtim për fansat që e duan.”

Bill shkroi disa nga këngët më të mëdha të viteve ’70. Megjithëse ndaloi që prodhuari këngë në vitin 1985, këngët e tij patën një ndikim të madh në R&B dhe hip-hop.

bill

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura