Ndahet nga jeta ish zv.drejtori i Policisë së Tiranës, kolegët japin lajmin

Mar 16, 2020 | 9:15
SHPËRNDAJE

xhavit cici

Oficeri i Policisë Xhavit Çiçi është ndarë nga jeta. Lajmin e kanë dhënë kolegët e tij në një njoftim në rrjetet sociale.

Oficeri Xhavit Çiçi mbante gradën Drejtues dhe ka pasur disa pozicione si: Ish Zëvendës Drejtor i Policisë Vendore Tiranë, Shef Personeli në Drejtorinë Policisë Vendore Tiranë dhe disa funksione në Ministrinë e Brendshme.

Në njoftim shkruhet:

Mes gjithë kësaj situate të jashtëzakonshme krijuar nga pandemia e Covid-19, morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga kjo jetë të mikut dhe kolegut tonë Oficerit Xhavit Çiçi.

Oficeri Xhavit Çiçi mbante gradën Drejtues. I ka shërbyer komunitetit me përkushtim e profesionalizëm në disa pozicione si: Ish Zëvendës Drejtor i Policisë Vendore Tiranë, Shef Personeli në Drejtorinë Policisë Vendore Tiranë dhe disa funksione në Ministrinë e Brendshme.

SH.P.P.L-2013 shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqve e kolegëve Oficerë Policie!

Qoft i parajsës Oficer Xhavit Çiçi!

shoqata polici

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura