Ndahet nga jeta ish-deputeti shqiptar, Ali Shahini

Oct 26, 2020 | 10:46
SHPËRNDAJE

Ndahet nga jeta ish-deputeti i Kosovës Ali Shahini. Lajmin e ka bërë me dije Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu. Aliu thotë se Shahini la pas veprën e guximshme për themelet e Kosovës mishëruar në Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e 7 shtatorit të vitin 1990.

 

agim

“Me pikëllim të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të deputetit të Kushtetutës së Kaçanikut më 7 Shtator 1990, prindit të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Shahini.

Vepra e tij e guximshme për themelet e Kosovës, mishëruar në Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Kaçanikut të 7 Shtatorit 1990, frymëzim që brumosi edhe bijtë e tij në radhët e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë është skalitur në faqet e historisë së re të Kosovës.Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit.I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, shkruan Aliu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura