Ndahet nga jeta ish deputeti i Partisë Demokratike, vuante nga një sëmundje e rëndë

Jan 4, 2020 | 8:42
SHPËRNDAJE

3a28e135-3ac6-40da-8ec5-7df5292e0f1f

Është ndarë nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ali Gripshi.

Gripshi vuante nga një sëmundje e rëndë me te cilen nuk e fitoi dot betejen.

Ai ndërroi jetë të premten pasdite.

Gripshi ka qenë nga deputetët më aktivë të PD për Qarkun e Elbasanit, në vitet e para të Demokracisë.

Ai ka qenë në periudha të ndryshme një nga drejtuesit më të suksesshëm të institucioneve lokale dhe deri para disa kohësh ka mbajtur edhe postin e sekretarit të degës së PD për Peqinin. Gripshi mbante edhe titullin “Qytetar Nderi” i Peqinit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura