Ndahet nga jeta ish-deputeti i Kuvendit, Presidenti i shpreh ngushëllimet familjes: Do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë

May 24, 2020 | 17:24
SHPËRNDAJE

Pas lajmit të trishtë se është ndarë nga jeta ish-deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Korçës, Niko Faber, ka reaguar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

pjimage (36)

Teksa i shpreh ngushëllimet familjes, Presidenti Meta thotë se kontributi i tij publik, si në Korçë dhe në nivel kombëtar do mbetet gjithmonë i nderuar.

“Do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë, patriotë, me dinjitet dhe kontribut qytetar”, shkruan ndër të tjera Presidenti.

Reagimi i plotë:

Pas ndarjes nga jeta të

Lajm shumë i trishtë dhe befasues për mua ndarja nga jeta e ish-deputetit Niko Faber.

Kontributi i Tij publik, si në Korçë dhe në nivel kombëtar do mbetet gjithmonë i nderuar.

Do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë, patriotë, me dinjitet dhe kontribut qytetar.

Jam pranë familjes Faberi, të afërmve dhe të gjithë miqve të Tij në këtë ditë tragjike.

I përjetshëm kujtimi i Tij!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura