Ndahet nga jeta gruaja e ish-presidentit, mesazhi pikëllues i familjes

Apr 18, 2018 | 7:48
SHPËRNDAJE

Barbara Bush, ish zonja e parë, gruaja e ish presidentit George H.W. Bush, vdiq të martën. Deklaraten e ka bere vete zyra e George H.W. Bush. Ajo ishte gruaja e dytë në historinë e SHBA-ve që ishte zonja e parë dhe nëna e një presidenti. Barbara Bush nderroi jete ne moshen 92 vjeç.

barbara

Në një deklaratë të mëparshme të së dielës, familja tha se Barbara kishte vendosur të mos kërkonte trajtim mjekësor shtesë dhe në vend të kësaj kërkonte kujdes në shtëpi për komplikimet shëndetësore.

“Nëna ime e dashur na la ne moshen 92 vjeçare. Laura, Barbara, Jenna dhe unë jemi të trishtuar, por shpirtrat tanë janë te qete pasi e njohim atë. Barbara Bush ishte një Zonje e Parë e mrekullueshme dhe një grua ndryshe nga cilido tjetër që solli butësi dhe dashuri  për miliona njerez, “shkroi ish-presidenti George W. Bush në një deklaratë të martën mbrëma.

Deklarata vazhdon: “Për ne, ajo ishte shumë më shumë, faleminderit të gjithëve për lutjet dhe dëshirat tuaja të mira”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura