Ndahet nga jeta gazetari dhe poeti i njohur shqiptar, Demir Gjergji

Jan 16, 2022 | 17:01
SHPËRNDAJE

Gazetari dhe poeti i njohur shqiptar Demir Gjergji ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i tij.demir-gjergji

“Shokë dhe miq të babit tim, DEMIR GJERGJI , me dhimbje të madhe ju njoftoj se babi ndërroi jete !Homazhet do të Kryhen ditën e martë nga ora 8:30 tek Shtëpia ,me pas do e shoqërojmë për ne banesën e fundit !Faleminderit”, shkruan i biri.

Demir Gjergji e kaloi fëmijërinë në Manëz të Durrësit ku kreu edhe shkollën fillore, për të vazhduar më pas arsimin e mesëm në Berat.

Gjatë periudhës së shkollës së mesme ai u dallua për pasionin mbi poezinë dhe letërsinë dhe menjëherë angazhohet në shtypin e shkruar.

Shkrimi i tij i parë ka qenë një reportazh i cili botohet në gazetën “Zëri i Rinisë” për të vazhduar më pas me plot shkrime në gazetën “Drita”, “Adriatiku” dhe revistën “Nëntori”. Në këtë kohë Demir Gjergji fillon të shkruajë dhe poezitë e tij të para, të cilat po ashtu i botohen në gazetat e kohës. Demir Gjergji, është një emër i njohur në letrat shqipe, ku për dy dekada shërbeu si gazetar dhe drejtues i emisioneve të suksesshme në Radio Tirana “Fjala si fillim, Fjala si flijim” dhe “Vatër shqiptare”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura