Ndahet nga jeta gazetari dhe ish sekretari i Ramiz Alisë, Guro Zeneli

Dec 27, 2017 | 13:57
SHPËRNDAJE

Është ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare, Guro Zeneli, sekretar i ish Presidentit Ramiz Alia.

Lajmin për ndarjen nga tij nga jeta e kanë njoftuar miqtë e tij në Facebook, Muharrem Xhafa dhe Petro Koçi.

Guro Zeneli në 85-vjetorin e ditëlindjes së Ramiz Alisë
Guro Zeneli në 85-vjetorin e ditëlindjes së Ramiz Alisë

“Dhimbje per vdekjen e Guro Zenelit! Po shoh ne Fb se paska nderruar jete Guro Zeneli! Ndjej dhimbje per vdekjen e tij! Ishte nje shok i rralle, njeri i dashur e punetor i madh!  51 vjet njohje me Guron ne pune me rinine, ne punet e pushtetit e ne aparatin e KQ te Partise se Punes! Siç ishte i dashur e i kendshem ne komunikim, dhe ne keto vite te veshtira, herepashere gjenim kohe me Guron per te pire nje kafe e per te biseduar!  Ngushellime familjes! i paharruar kujtimi i Guro Zenelit”, shkruan Muharrem Xhafa në faqen e tij në Facebook.

Ndërsa Petro Koçi shkruan “Dhimbje per ndarjen nga jeta te Guro Zenelit tone!”.

Guro Zeneli lindi në 4 gusht 1939 në Sarandë.

Lindi në Fterrë, ku kreu arsimin fillor. Shtatëvjeçaren e mbaroi në Kuç. Shkollën e mesme pedagogjike e përfundoi në Tiranë. Në vitet 1960-1964 përfundon studimet në UT në degët Gjuhë e Letërsi Shqipe dhe Pedagogji e Psikologji. Ka dhënë provimet pasuniversitare për filozofi dhe ka kryer kursin e lartë të filozofisë në Tiranë.

Për shumë vite ka punuar si mësues dhe si pedagog i jashtëm në shkollat e larta., si drejtues rinie në rrethin e Vlorës, ka qene drejtor i shtëpisë së kulturës në Sarandë dhe në vitet 1982-1988 ka punuar në administratën e lartë të shtetit, pranë Presidentit të Shqipërisë .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura