Ndahet nga jeta anëtarja e Gjykatës së Lartë në SHBA, zëri i fuqishëm për kauza liberale

Sep 19, 2020 | 8:25
SHPËRNDAJE

Anëtarja e Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg u nda nga jeta të premten në banesën e saj në Uashington, njftoi Gjykata. Ajo ishte 87-vjeçe.gjyqtar

Gjykatësja Ginsburg vdiq nga komplikimet nga kanceri i pankreasit, sqaron njoftimi i Gjykatës së Lartë.

Zonja Ginsburg, një zë i fuqishëm për kauza liberale ishte vetëm e dyta grua që bëhej anëtare e Gjykatës së Lartë.

“Kombi ynë ka humbur një gjykatëse me një stature historike,” tha përmes një deklarate Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts.

Para se të bëhej anëtare e Gjykatës së Lartë në 1983, zonja Ginsburg kishte marrë emër si një aktiviste e zjarrtë për të drejtat e grave.

Vdekja e saj i jep Presidentit Donald Trump mundësinë të zgjerojë shumicën konservatore në Gjykatën e Lartë duke emëruar një gjyjatës të tretë gjatë mandatit të tij.

Kanali radiofonik NPR njoftoi se disa ditë para vdekjes gjykatësja i diktoi një deklaratë mbesës së saj, Clara Spera, ku zonja Ginsburg thoshte: “Dëshira ime më e zjarrtë është që të mos zëvendësohem deri kur të zgjidhet presidenti i ri”. VOA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura