Ndahen 1352 hipoteka apartamentesh, Veliaj: Zgjidhëm problemin e mbartur prej vitesh

May 3, 2016 | 13:34
SHPËRNDAJE
Plot 1352 familje që kanë apartamentet e tyre në 14 pallate kanë marrë sot në dorë hipotekat për banesat e tyre.
Në një ceremoni në prani të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, mori zgjidhje problemi i mbartur prej vitesh i këtyre familjeve. 
 
Gjate ndarjes se hipotekave te apartamenteve
Gjate ndarjes se hipotekave te apartamenteve

 

“Lajmi i mirë nuk është udhëzimi, lajmi i mirë është rezultati dhe rezultati është që sot ne fillojmë me 20 pallatet e para për 1352 familje në Tiranë. 14 pallate të cilat janë sot me një vlerë rreth 140 milionë euro, siç i kemi llogaritur, të cilat sot marrin vlerë në treg”, tha kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.
 
Ai theksoi gjithashtu se pavarësisht vështirësive dhe pro që hasen në teren nga abuzimet e shumta që kanë bërë ndërtuesit, Bashkia e Tiranës është e vendosur që të përballet me këtë problem dhe t’i japë qytetarëve mundësinë që t’i japin vlerë pronës së tyre.
 
“Pas shpërndarjes së certifikatave, të këtyre hipotekave sot, secili mund të shkojë në një bankë dhe të marrë një kredi në të njëjtën vlerë siç është pallati. Secili mund ta trajtojë këtë për një investim tjetër, mund ta japë me qira, mund ta vendosë si kolateral në një marrëveshje dhe besoj që sot duke çliruar këtë lloj energjie ne besoj se kemi dhënë një fuqizim shumë të nevojshëm për ekonominë e Tiranës sot. Të mbash peng pallatet në Tiranë do të thotë që të mbash peng ekonominë dhe mos zhvillosh këto prona të cilat sot banohen nga njerëz”, u shpreh Veliaj.
 
Ndërsa Ministri Drejtësisë, Ylli Manjani theksoi se udhëzimi i miratuar në qeveri shmang mundësinë që një pronë të shitet më shumë se 1 personi dhe gjithashtu i kalon barrën e përgatitjes së dokumentacionit institucioneve shtetërore. Në total llogariten që në gjithë Tiranën janë rreth 300 pallate me mbi 20 mijë apartamente të pahipotekuara.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura