“Ndahemi!”/ Çfarë ndodhi mes Argjira Spancës dhe Graciano Taganit? Balerini: Nëse një mashkull të afrohet, unë do të…

Nov 26, 2021 | 10:43
SHPËRNDAJE

“Big Brother VIP” ka nxitur debatet mes çiftit Argjira Spanca dhe Graciano Tagani. Shkak është bërë dëshira e balerinit për të marrë pjesë në këtë format televiziv.

agjira spanca,graciano tagani (5)

Nga ana tjetër moderatorja ia ka bërë të qartë Gracianos se nëse ai e merr këtë hap, lidhja e tyre merr fund. Teksa ishin të ftuar tek “Pardon My French”, Argjira tha se edhe nëse do t’i jepej mundësia të hynte çift me Gracianon brenda shtëpisë me të famshme në Shqipëri, ajo do ta refuzonte ftesën.

“Me Argjirën nuk do të kisha qejf, pa Argjirën do të kisha hyrë. Një ditë i thashë ‘Po nëse futem?!’. Ajo më tha ‘Ndahemi!’. Ishte shumë e prerë përgjigja”,- tha Tagani.

agjira spanca,graciano tagani (8)

Balerini tha se do ta mbështeste Argjirën nëse ajo do të futej në “Big Brother VIP”, por do e bezdiste ideja se dikush mund t’i afrohej në shtëpi.

“Por, unë do e mbështesja Argjirën nëse do të futej, edhe pse ajo jo… Argjira mjafton të rrijë siç është. Ajo është shumë pozitive, do ishte serioze, do i kishte peshë fjala, do kishin shumë njerëzit çfarë të mësonin… Unë jam mendjehapur, por thjesht ideja që do i afrohej dikush, mua do më bezdiste shumë”, tregoi Graciano.

agjira spanca,graciano tagani (11) agjira spanca,graciano tagani (10) agjira spanca,graciano tagani (9) agjira spanca,graciano tagani (7) agjira spanca,graciano tagani (6) agjira spanca,graciano tagani (4) agjira spanca,graciano tagani (1) agjira spanca,graciano tagani (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura