NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë dhe fton vendet anëtare: Bashkohuni me ne për të festuar

Nov 28, 2021 | 16:59
SHPËRNDAJE

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) ka uruar Shqipërinë në 109-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

nato shqiperia

Me anë të një postimi në Facebook, NATO ka publikuar një ushtar me emblemën shqiptare në krah, teksa në postim fton vendet e tjera anëtare për të festuar Ditën e Pavarësisë të Shqipërisë aleate.

“Bashkohuni me ne për të festuar Ditën e Pavarësisë të aleatit tonë, Shqipërisë”, uron NATO.

Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut NATO në 2009, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit.

nato

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura