NATO ndjek strategjinë e duhur

Jul 10, 2016 | 12:22
SHPËRNDAJE

bernd-riegert-e1433168492174BERND RIEGERT

NATO-ja e vringëllin shpatën, por lehtë. Sepse po të mendosh në parametra ushtarakë, katër batalione në kufirin lindor NATO-ja e vringëllin shpatën, por lehtë. Sepse po të mendosh në parametra ushtarakë, katër batalione në kufirin lindor shpatës.

Teknikisht ky sistem nuk mund të ndalë raketat ndërkontinentale ruse, më së shumti ato drejtohen kundër Koresë së Veriut apo Iranit, e këtë e di edhe udhëheqja në Moskë, megjithëse publikisht pohohet diç- ka tjetër.

Meqenëse tani frontet janë qartësuar, në të vërtetë nuk ka ndonjë pengesë për dialogun NATO-Rusi. Këshilli NATO-Rusi duhet riaktivizuar. Presidenti Putin telefonon si me Presidentin Obama, ashtu edhe me Presidentin francez Hollande e Kancelaren Merkel. Dialogu në nivelet më të larta po zhvillohet.

Ky dialog duhet të ekzistojë, sepse si NATOja, ashtu edhe Rusia kanë, me gjithë diferencat, edhe interesa të përbashkët politikë: Konflikti në Siri, mbrojtja ndaj terrorit islamist, zhvillimet në Afganistan apo Iran.

Pa harruar këtu edhe interesat ekonomikë. Pas samitit të Varshavës, palët do të ndeshen me realitetin e politikës. Nga kjo strategji e dyfishtë e NATO-s, – vringëllim shpate dhe dialog – vuajnë vetëm Ukraina dhe Gjeorgjia. Ato duhet të përgatiten që Rusia do të jetë për një kohë të gjatë një gjemb në trupin e tyre, dhe se NATO-ja nuk mund ose nuk do të merret ushtarakisht me këtë temë. Putini, me sa duket, duhet të kufizohet vetëm aty ku ndodhet. Rikthimi i Krimesë, një kthim i territoreve të Abkazisë apo Transnistrisë mbeten iluzione.

Kjo nuk ka të bëjë aspak me Luftën e Ftohtë. Asokohe qëndronin përballë dy ideologji armiqësore ndaj njëra-tjetrës, të armatosura deri në dhëmbë, me qindra mijëra ushtarë. Sot numri i trupave ushtarake është i vogël. Demokracitë qëndrojnë tani përballë një regjimi Putin, që nuk ndjek ndonjë ideologji, e shpesh është më i paparashikueshëm se udhëheqja sovjetike, por vetëm synon ruajtjen e pushtetit dhe privilegjeve. NATO-ja i jep përgjigjen e duhur takticienit të ftohtë të Kremlinit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura