“NATO ndërhyri në Kosovë për interesa ekonomike të SHBA-së dhe BE-së”

Feb 26, 2015 | 20:05
SHPËRNDAJE

John Pileger, gazetari dhe dokumentuesi i njohur ka botuar një analizë të tijën, ku ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë e quan krejtësisht të bazuar në idenë e shkatërrimit të ekonomisë së Jugosllavisë me qëllim që pas luftës të hapet mundësia që korporatat evropiane dhe amerikane të përfitojnë nga procesi i privatizimit të aseteve publike.

gazetari, foto e marre nga Ekspress

Siç transmeton GazetaExpress, gazetari britaniko-asutrialian John Pilger i njohur edhe si shkrimtar dhe dokumentues i njohur për dokumentarin “Utopia” ka shokuar opinionin ndërkombëtar me një analizë të botuar “Asia Times” ku flet për fashizmin e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Teksa shkruan për nderhyerjet e aleatëve ndërkombëtarë në Lindjen e Mesme, ai ka marrë shembull intervenimin e NATO-s në Kosovë dhe Serbi. Sipas tij, nderhyrja nuk ka pasur të bëjë asgjë me luftën kundër gjenocidin. Sipas tij, prapa gënjeshtrës së madhe se në Kosovë kishte gjenocid qëndron një arsye tjetër.

“Jugosllavia ishte një federatë unike dhe e pavarur, shumë etnike që kishte shërbyer si një urë politike dhe ekonomike në Luftën e Ftohtë. Shumica e aseteve dhe pordhimit ishin në pronësi publike. Kjo nuk ishte e pranueshme për politikat zgjeruese të Bashkimit Evropian, vecanërisht për Gjermaninë, e cila kishte filluar të rrisë interesimin për të hyrë në tregun e provincave jugsollave si Kroacia dhe Sllovenia”, shkruan Pilger, transmeton Ekspress.

Gazetari dhe shkrimtari njihet për qëndrimet e tij kundër poltiikës së Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura