NATO futet në lojë për të shmangur krizën e ushqimeve, planifikohet ndërhyrje nga ajri dhe deti për të marrë grurin nga Ukraina

Jun 30, 2022 | 14:07
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se aleatët e NATO-s diskutuan gjatë Samitit të Madridit përpjekjet për të zbutur krizën në rritje të ushqimit të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

jensstoltenberg

Ai tha se aleanca është duke punuar në “marrjen e grurit nga Ukraina, përmes një ndërhyrje nga toka dhe deti”.

Stoltenberg paralajmëroi gjithashtu se Moska dhe Pekini po përdorin levën ekonomike dhe shtrëngimin për të destabilizuar.

Ai shtoi se Putini duhet të tërheqë forcat e tij nga Ukraina dhe të ndalojë së sulmuari një shtet demokratik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura