Nata e tretë e festës, turistët gjermanë: “Birra Korça”, me shije unike

Aug 11, 2018 | 10:40
SHPËRNDAJE

DHORJELA ÇULE/ Nata e tretë e Festës së Birrës ka kulmuar me pjesëmarrjen e saj. “Birra Korça” kaloi të gjitha pritshmëritë, teksa mijëra pjesëmarrës shijuan gota pa fund të saj. Thuajse deri në të gdhirë, turistë të shumtë të ardhur nga Gjermania, Holanda, Italia, por edhe shtete të largëta që nga Australia e deri në Amerikë, kanë konsumuar “Birrën Korça” dhe ushqimet tradicionale të zonës.

1

Ata vlerësuan së tepërmi cilësinë e kësaj birre, ndërsa nuk lanë pa përmendur impresionet e tyre, teksa kishin vizituar gjatë ditës ambientet e fabrikës. “Është hera e parë që vij këtu dhe jam vërtet i impresionuar. Qyteti i Korçës është mjaft i bukur. E shëtitëm aq sa mundëm gjatë ditës. Shkuam edhe te fabrika e birrës që identifikon këtë qytet dhe ajo që mund të them është se kam mbetur i habitur. Teknologjia e saj është e njëjtë me fabrikat më të mira të Europës. Stafi ishte mjaft dashamirës dhe na njohën me procedurën e prodhimit.

Aty konsuamuam birrën e sapoprodhuar dhe mund të them se “Birra Korça” është mjaft e veçantë dhe unike në shije. Më pëlqen shumë, ndaj sonte dhe deri të dielën që do të jem këtu do të pi këtë birrë”, u shpreh një turist i ardhur nga Gjermania. Ai ishte i shoqëruar nga një grup bashkëkombësish të tij, të cilët, siç u shpreh, ishin informuar nga miq të tyre që në vitet e kaluara për madhështinë e kësaj feste.

2

Ashtu sikurse edhe në netët e kaluara, edhe mbrëmë performuan këngëtarë të njohur, të cilët i kanë shtuar festës adrenalinën. Mes emrave të njohur të muzikës, kjo mbrëmje ka sjellë Era Rusin, Land Kademim, Renis Gjokës, Orgesa Zaimit, etj. Muzika është ndërthurur harmonishëm me natyrën e festës, ku së bashku me temperaturat e larta, pjesëmarrësit nuk kanë ndalur së kërcyeri e konsumuari “Birra Korça”, e cila ruan me fanatizëm cilësinë e saj duke sjellë një produkt të sigurt e të garantuar për ta.

Para stendave të “Birra Korça”, pjesëmarrësit kanë qëndruar në pritje, ku më së shumti shiheshin duke kryer një gjest miqësor, për t’i ofruar njëri-tjetrit një gotë birrë dhe për t’i dhënë festës tonalitetin e një mbrëmje ku argëtimi është pa limit. Deri në orët e para të mëngjesit, mijëra gota birre të konsumuara kanë qenë panorama dominuese e festës. Ndërkaq, sonte, që përkon edhe me fundjavën, pritet t’i shtohen festës mijëra pjesëmarrës të tjerë.

Ajo që duket theksuar është se këtë vit është vërejtur një pjesëmarrje masive me grupe të ardhura nga rrethe të ndryshme të vendit. Duke dashur t’u ikin temperaturave të larta të kryeqytetit, apo edhe rretheve të tjera të vendit, ata iu drejtuan Korçës për të kaluar net të gëzuara me birrën e këtij qyteti, kërnackat e famshme dhe ushqimet e tjera tradicionale, për të cilat Korça shquhet.

Turisti gjerman: “Birra Korça” ka një shije unike

Turisti gjerman, Dirk Jasper, duke shijuar “Birra Korça”
Turisti gjerman, Dirk Jasper, duke shijuar “Birra Korça”

Turisti nga Gjermania, Dirk Jasper, tregoi se ka ardhur enkas për këtë festë, pasi kishte dëgjuar nga miqtë e tij. Ai erdhi për të qëndruar vetëm një natë, por Korça dhe birra e saj e bënë që të ndryshonte mendje dhe të qëndronte në të gjitha netët e kësaj feste. Bashkë me një grup miqsh të tij, ata ishin informuar nga disa bashkëkombës, të cilët kanë marrë pjesë në festë në vitet e kaluara. I gjithë grupi i tyre janë pijedashës e për rrjedhojë, vendosën të qëndrojnë më shumë nga sa e kishin planifikuar në Korçën e freskët, për të shijuar birrën e këtij qyteti dhe ushqimet, të cilat, siç ata pohojnë, janë unike në shije.

Si po ju duket festa?

Është vërtet interesante, ka dinamikë. Të bën të kërcesh edhe pse duhet t’i rezistosh tundimit. Unë kam ardhur enkas nga Gjermania për të.

Por, si e mësuat ju për këtë festë?

Unë kam disa miq, me të cilët shpesh mblidhemi së bashku dhe kalojmë kohën. Ata më thanë se do të niseshin për të marrë pjesë në këtë festë, pasi e kishin dëgjuar nga disa miq të tjerë të përbashkët për madhështinë e saj. Nuk u mendova gjatë dhe iu bashkova atyre. Është hera e parë që vij këtu, por jam vërtet i impresionuar me gjithçka. Provuam edhe birrën që prodhon ky qytet. Gjithçka këtu është kaq perfekte.

Ju thatë se e keni provuar birrën. Do ta konsumoni këto net?

Po patjetër, këto net do të konsumojmë “Birra Korça”. Pashë që të gjithë njerëzit shkonin te stendat e saj dhe unë shkova pas tyre. Kjo është gota e tretë për sonte dhe deri në fund të mbrëmjes do pi dhe shumë të tjera. Më pëlqeu vërtet si birrë. Unë jam njohës i birrës, pasi më pëlqen ta konsumoj dhe kjo që po pi është një birrë me shumë cilësi. Ndër më të mirat që kam provuar do thosha.

Sa ditë do të qëndroni këtu?

U nisa vetëm për një natë, por tani do qëndroj më gjatë se dua të pi më shumë “Birra Korça” dhe ta njoh më shumë këtë qytet. E thashë edhe më lart, se jam impresionuar nga gjithçka këtu. Premtoj se vitin tjetër do të jem sërish këtu dhe së bashkë me mua do të vijnë edhe shumë miq të mi gjermanë.

Nga Holanda për “Birrën Korca”

Youri Brand ka ardhur nga Holanda për të marrë pjesë në festë. Ai është i shoqëruar me disa miq e tij, të cilët fillimisht vizituan Tiranën dhe u nisën drejt Korçës për të shijuar festën dhe birrën e këtij qyteti. “Jam vërtet i impresionuar me mënyrën si është organizuar Festa e Birrës. Kur kam mbërritur në Tiranë, fillimisht kam dëgjuar shumë për Festën e Birrës, por edhe për ‘Birrën Korça’. Cilësia e birrës i përmbush plotësisht pritshmëritë tona dhe kjo birrë do të ketë më shumë mundësi për të konkurruar tregjet e BE-së. Gjithçka në këtë festë është e mrekullueshme. Po shijojmë muzikën, atmosferën dhe birrën. Është idealja për pushimet e verës. Merita më e madhe është që në këtë qytet prodhohet birrë. Ka një cilësi mjaft të mirë dhe ne do ta konsumojmë gjatë këtyre netëve atë”, u shpreh turisti holandez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura