Nata e fundit më 13 qershor, nominimet prekin lojtarët e fortë

May 25, 2015 | 12:14
SHPËRNDAJE

Ja cilët janë finalistët sipas parashikimeve të vetë banorëve

Edhe tri javë kanë mbetur nga përfundimi i aventurës televizive të “Big Brother 8”, nata finale e të cilit do të jetë më 13 qershor. Ndërkohë që mbërritjen drejt fundit të kësaj eksperience televizive po e përjetojnë me keqardhje vetë banorët, duke e cilësuar të dhimbshëm mbarimin e “BB”. Gjatë një bisede mes Eleonorës, Xhensilës dhe Fisnikut, Eleonora u shpreh se tani çdo sjellje e banorëve dhe çdo debat është i justifikueshëm, ndërsa Xhensila u shpreh se afrimi drejt fundit i ka stepur banorët, të cilët i janë shmangur çuditërisht debatit. Por për publikun që i ndjek, e shtuna e sotme e spektaklit po pritet me emocion për shkak të tre emrave të fortë që janë në nominim për të shtunën e sotme, pikërisht Fisniku, Fatjoni dhe Alba. Në lidhje me këtë moment kulminant të lojës, Eleonora mendon se nominimi i Fisnikut, Fatjonit dhe Albës është pak i parakohshëm. Ndërsa sipas një prej të nominuarve, Fisnikut, “ai që jep vlera, por edhe antivlera e meriton të qëndrojë në shtëpi. Cilido nga të tre të nominuarit që do të largohet sot nga shtëpia e ‘Big Brother’, do të lërë një vend të rëndësishëm bosh”, tha ajo. Nga ana tjetër, Xhensila ka pyetur Albën se si ndihet që është në nominim, por ajo i përgjigjet se ka raste që nuk e mendon fare, por ka dhe raste që mendon shumë. Sipas Xhensilës, ky është një nominim vërtet i fortë, pasi të tri janë personazhe në këtë lojë, duke përfshirë dhe të dashurin e saj, Fatjonin. Ndërkohë që në shtëpi kanë filluar të lakohen emrat e lojtarëve që do mund të prekin finalen. Sipas Albës, emrat që ajo mendon se do prekin finalen janë: Eleonora, Veseli, Xhensila, Tea, Fabiani dhe ajo vetë. Të njëjtën listë emrash ka dhënë për finalistët edhe Eleonora, megjithëse është kundërshtuar nga Fatjoni, i cili nuk u përfshi në parashikimet e dy femrave më të spikatura të “BB8”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura