‘Nata e Bardhë’ rikthehet në Tiranë pas dy vitesh ndërprerje/ Veliaj: Tradita vazhdon!

Nov 20, 2021 | 21:23
SHPËRNDAJE

Bashkia e Tiranës do të rikthejë traditën e Natës së Bardhë. Pas dy vitesh ndërprerje për shkak të tërmetit dhe pandemisë, kryeqytetit shqiptar rikthen një prej mbrëmjeve më magjike në këtë prag festash kombëtare.

nata e bardhe

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili zbulon se këtë vit festa e 29 Nëntorit do të ketë 6 lokacione, duke i rikthyer kryeqytetit gjallërinë e natës së munguar përgjatë dy viteve.

“Tradita vazhdon… Më 29 Nëntor, Nata e Bardhë: 6 lokacione, 6 aktivitete,” shkruan Veliaj, duke risjellë në vëmendje edhe faktin se Tirana në pritje të vitit të ardhshëm kur do jetë dhe Kryeqyteti Europian i Rinisë po hapet gjithnjë e më tepër.

Sheshi Skënderbej, Rruga Pjetër Bogdani në zonën e ish-Bllokut, rruga “Mustafa Matohiti”, Reja, Sheshi Italia dhe ish-Parku Rinia janë zonat ku janë planifikuar aktivitetet dhe koncertet festive, ku nuk do të mungojnë surprizat dhe organizimet për fëmijët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura