“Nata e 12-të”, dasma që bëri bashkë bejlerë dhe kontë

SHPËRNDAJE

ALMA MILE/ Regjisori amerikan, Justin Anderson, e zhvendos ngjarjen në kohën e Ali Pashës, Malvolion e bën Maliq dhe Çezarion, Çerçiz.

Çdo i huaj që ka ardhur në Shqipëri është mahnitur nga folklori shqiptar, nga kostumet popullore shumëngjyrëshe, aq të bukura, nga njëra krahinë në tjetrën, aq të sojshme, që tregon sqimën e shqiptarëve për veshje; u ka mbetur mendja tek isopolifonia, trashëgimi botërore, vallet e Devollit e të Gorës dhe palat e bardha të fustanellave që valëviten në erë.

24909974_2394248830800523_23718980154208272_n

Pa dyshim që kjo ka ndodhur edhe me regjisorin amerikan Justin Anderson (Drejtor Artistik i teatrit “Aurora” në Lawrenceville, Xhorxhia), të cilit i është besuar komedia e keqkuptimeve “Nata e 12-të” e Shekspirit në Teatrin e Metropolit. Premiera e veprës ishte pikërisht mbrëmë në sallën që mban emrin e tragjikomedianit të madh, Shekspir.

Siç kushdo mund ta kujtojë, qoftë nga vepra e shkruar, apo e vënë në skenë përpara 30 vitesh nga Piro Mani, ngjarjet e komedisë zhvillohen në Iliri, ku një stuhi hedh në breg vëlla e motër binjakë, Violën dhe Sebastianin, të cilët përfshihen në një lojë shkëmbimi identitetesh dhe dashurohen me dy njerëz fisnikë të bregut ku u përplasën, dukën Orsinio dhe konteshën Olivia.

24909876_2394248810800525_7604631983323475144_n

Këtë komedi kaq të këndshme të Shekspirit, plot situata humori, Anderson ka vendosur ta sjellë pak më pranë në kohë, në shek. XVIII-XIX, në kohën e Ali Pashës e të Bajronit. Sipas drejtoreshës së Qendrës Kulturore Tirana, ngasja erdhi pikërisht nga fotografia e Bajronit dhe nga fotografitë e Marubëve (vetë Pietro Marubi ka lindur pasi kishte vdekur Ali Pashë Tepelena).

Dhe ajo që bën Anderson është që i vesh të gjithë personazhet me kostume popullore që janë kryesisht të zonës së Jugut, fustanella labe, çitjane çame e me radhë. Për t’iu përshtatur kohës kur ka vendosur veprën, regjisori përshtat edhe emrat e personazheve. Ndërrimi i fesë ka bërë të vetën dhe kryeshërbëtori Malvolio ndë- rron edhe emrin dhe pagëzohet Maliq, shërbëtorja hokatare Meri (Maria), kthehet në një Maro çame me çitjane e dialekt, Çezario (Viola e veshur si burrë) bëhet as më shumë e as më pak, por Çerçiz, Fabiani në Asllan.

Po kështu ndërrojnë edhe titujt e fisnikërisë, sër Tobi kthehet në Tobi bej, ndërsa sër Endriju në Endriju aga. Por ama titujt e fisnikërisë së dy personazheve kryesorë, Orsinios dhe Olivias, mbeten po ata, dukë edhe konteshë. Edhe pse Anderson thotë se i janë dashur shumë vite kërkime, i ka shpëtuar fakti që në shek. XVIII-XIX Perandoria Osmane nuk kishte lënë më kontë e dukë në këmbë dhe se thuajse e gjithë fisnikëria e kohës ishte konvertuar në fenë myslimane dhe kishin ndërruar edhe titujt, ofiqet, llagapet, e kështu me radhë. Por, një tjetër element shumë i rëndësishëm që i ka shpëtuar regjisorit është fakti që emri Iliri nuk ekziston më në kohën e Ali Pashës.

Ai është zëvendësuar me Arbëri, që në Mesjetën e hershme (VII-XIII) dhe në Mesjetën e mesme me Shqipëri. Pra, në kohën e Ali Pashës nuk ekzistonte më Iliria për të cilën fliste Shekspiri. Të gjitha këto “shkarje” regjisori i mbush me folklor, me detaje nga postiqet te nargjileja. Po aq sa edhe kostumet e larmishme, një vend po aq të rëndësishëm zë edhe muzika, e cila varion që nga tarantela e gëzueshme italiane e pa dyshim e kërcyer edhe nga arbëreshët, te gorarçja e këngët polifonike.

24312448_2394248924133847_1270466068248619715_n

Pa hyrë në lojën e aktorëve, duke mos qenë “profesionistë” (cit. Rozi Kostani) Sigurisht, teksti i Shekspirit, loja e këmbimeve dhe ngatërresat që ato sjellin, kostumet dhe muzika e gjallë që të jep përshtypjen sikur je në një dasmë tradicionale shqiptare, e bëjnë atmosferën shumë gazmore dhe përfshirëse për publikun.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakPolicia jep detaje, në 24 orë kemi arrestuar 7 persona, veprat penale që kanë kryer
Artikulli tjetërEMRAT/ Konfliktohen në një lokal disa persona, plagosen me thikë dy prej tyre

S'KA KOMENTE

Comments are closed.