Nasip Naço tregon pse u largua nga LSI: Bënte eksperimente të dështuara. Deri dje na thoshin që Luli të gënjen edhe për orën, pastaj…

Apr 16, 2021 | 16:50
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i LSI-së, Nasip Naço, i cili së fundmi është bashkuar me Partinë Socialiste dhe kandidon me si deputet i treti në listë, në qarkun e Beratit.

nasaip navco

Në fjalën e tij, Naço tha se iku nga LSI sepse bënte eksperimente të dështuara, ndërsa sot me Ramën ai tha se ndihet me fat.

Naço: Jam larguar nga ajo forcë se vetëm eksperimente të dështuara bënte gjatë gjithë kohës. Deri dje na thoshin që Luli të gënjen edhe për orën, pastaj Lulin e duam kryeministër, do rrëzojmë Ramën. Pastaj duhet të ikim nga Parlamenti të dorëzojmë mandatin. Pastaj s’do hymë për bashkitë, me dhjetëra dështime të suksesshme politike të asaj force. Jam me fat që jam me zotin Rama, e kam njohur kur isha Ministër i Drejtësisë dhe më ka mbështetur më shumë se ata më propozuan si Ministër se Reforma në Drejtësi ishte kryefjala.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura