NASA përpiqet të shkruajë historinë, shikoni live nisjen e satelitit pranë Diellit. E veçanta është se…(video)

Aug 12, 2018 | 9:43
SHPËRNDAJE

NASA, agjencia amerikane hapësinore ka nisur sot misionin e saj të dërgimit të një sateliti më afër Diellit se kurrë më parë. Sonda The Parker Solar u programua të nisej në Cape Canaveral në Florida dje (të shtunë), por një hetim i minutës së fundit e shtyu me 24 orë.

Sonda quhet “Parker Solar Probe”, për nder të Eugene Parker, astrofizikanes amerikane për Diellin, dhe do të fluturojë më afër Diellit se çdo objekt tjetër.

Ajo do ta dërgojë sondën në brendësi të sistemit diellor, duke aktivizuar misionin e NASA-s që për 6 javët e para do të mund të kalojë Venusin e më pas do të bëjë “takimin” e parë me Diellin pas 6 javëve të tjera. Sonda me përmasën e një makine pritet të arrijë në destinacion në vitin 2024.

Shkencëtarët shpresojnë të zbulojnë pse kurora e diellit, shtresa më e jashtme e atmosferës së saj është më e nxehtë se sipërfaqja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura