Nard Ndoka tregon arsyen pse Berisha ia besoi Bashës timonin e PD-së

Dec 7, 2017 | 10:30
SHPËRNDAJE

Deputeti Nard Ndoka, njëkohësisht dhe aleat  i Partisë Demokratik i ftuar në Syri.net, ka folur për kallmin e PD, nga Berisha tek Basha.

Kreu demokristian Nard Ndoka tha se Lulzim Basha është një politikan karriere që ka futur një frymë perëndimore jo vetëm në Partinë Demokratike, por në të gjithë politikën shqiptare.

auto_Screenshot_121512581486

Ndoka tha se Basha ka treguar karizmën e tij politike në përballjet që ka pasur në garat e brendshme në PD, qoftë atë përballë zotit Sokol Olldashi ashtu edhe në garën e fundit përballë Eduart Selamit.

“Gjithashtu Basha u përball edhe me grupimin e të pakënaqurve në Partinë Demokratike dhe mendoj se këto janë përballje që nxorën në pah jo vetëm karizmën dhe profilin e Lulzim Bashës, por edhe përgatitjen e tij si një politikan perëndimor. Mendoj se kjo është arsyeja kryesore pse zoti Berisha duket se vendosi që timonin e Partisë Demokratike t’ia besonte Bashës, pasi ish-kryeministri ka pasur bashkëpunëtorë të ngushtë ndër vite”, tha Ndoka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura