Nard Ndoka publikon foton e rrallë të 27 viteve më parë: Ja detaji që bie në sy (FOTO)

Dec 11, 2017 | 20:56
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme Partia Demokratike ka shënuar 27 vite që  nga krijimi i saj. Në një organizim të posatshëm kreu aktual i saj Lulzim Basha mblodhi deputetë, politikanë dhe ish pjesëmarrës në “Lëvizjen e Dhjetorit” për të kujtuar këtë ditë shumë të rëndësishme në PD.

24993519_10155910304219441_8400496390598996944_n

Kujtime nga vitet 90, kur rinia përmbysi sistemin komunist ka ndarë me ndjekëst edhe kryetari i partisë Demokristiane Nard Ndoka.

Në një postim në rrjetin social ‘facebook’ deputeti Ndoka ka publikuar një foto teksa shfaqet ai duke mbajtur fjalimin e tij. Ajo që bie në sy por që theksohet nga vetë deputeti është stativi i mikrofonit.

Postimi i plotë:

27 vite me parë, ku mikrofoni vendosej në një stativ të improvizuar prej druri!✌️✌️✌️

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura