Nard Ndoka më social se kurrë, tani të gjithë mund të flasin me të me video kudo që të ndodhet!

May 26, 2015 | 12:15
SHPËRNDAJE

Teknologjia po zhvillohet përditë e më shumë, dhe po shfrytëzohet në shumë fusha të jetës.

Kësaj here, politikani shqiptar Nard Ndoka ka zgjedhur një mënyrë të thjeshtë se si të komunikojë me miqtë apo të njohurit e tij.

Teksa ka shkarkuar opsionin e fundit komunikativ në celular, Ndoka u ka dërguar kontakteve të tij linkun se si mund të flasin me të më zë dhe figurë.

Siç duket ai është update-uar me teknologjinë e fundit duke dashur të bëhet sa më social.

Dhe me ata që duan të flasin me politikanin, mund ta bëjnë këtë live në celularin e tij, kudo që të jetë ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura