“Napoli duhet të godasë Championsin”, flet Edi Reja: Ançeloti është në majat e futbollit botëror

Nov 4, 2019 | 17:53
SHPËRNDAJE

Edi Reja, trajneri aktual i Kombëtares dhe ishi i Napolit, ka dhënë një intervistë për “Il Mattino”, duke folur për problemet që po kalon Napoli në këto momente dhe për Ançelotin.

edi reja

“Ançeloti ka kaq shumë për të dhënë, ide të freskëta dhe të shkëlqyera dhe mbi të gjitha ka për t’i dhënë shumë skuadrës. Kampionati nuk mbaroi pas humbjes kundër Romës, tifozët duhet të presin kur kanë përpara një moment të tillë”, shprehet Reja.

Më tej ai shton: “Ekipi luan mirë, por mbase nuk materializohet ashtu siç duhet dhe ekziton një dozë e fatit të keq. Mungesa e Alan ndikon në golat e pësuar, por shkaqet mund të jenë të shumta”.

“Nëse fillojmë të kritikojmë Ançelotin ka mbaruar. Karlo ka qenë gjithmonë në majat e futbollit botëror, nuk po bëjmë shaka. Aftësitë që ka do ta nxjerrin nga kjo situatë, jam i sigurt. Është thjeshtë një kohë e vështirë. Napoli duhet të godasë Ligën e Kampionëve, ky është qëllimi që skuadra duhet të vendosë për vete. Skudeto tashmë është një ëndërr. Kur luan çdo tre ditë kërkohet të formohen formacione të ndryshme”, përfundon Edi Reja.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura